Për klientët

Prej kërkesës
te dera.

Katër hapa, dhe asnjë befasi mes tyre. Ja çka ndodh nga çasti që hap app-in deri kur zbret nga vetura.

Hapi 1

Çmimin e sheh para se ta dërgosh

Shkruan ku do të shkosh dhe shifra del menjëherë. Ajo shifër nuk është "vlerësim" që rritet rrugës — është çmimi.

  • Adresa e nisjes mbushet vetë nga vendndodhja
  • Vendet ku shkon shpesh ruhen dhe zgjidhen me një prekje
  • Mund të porosisësh edhe për më vonë, ose për dikë tjetër

Ose e cakton vetë çmimin

Kur bie shi, kur je me nxitim, ose kur është vonë — e ngre ofertën me disa qindarka dhe kërkesa jote bëhet më tërheqëse për shoferët afër. Askush nuk të detyron; çmimi bazë mbetet gjithmonë aty.

Hapi 2

Shoferin e zgjedh ti, ose e zgjedh koha

Në hartë i sheh të gjithë shoferët që janë online afër teje. Dy mënyra për të vazhduar.

Lëre kërkesën të ecë

U shkon shoferëve më të afërt njëherësh. I pari që pranon e merr udhëtimin dhe niset drejt teje. Kjo është rruga më e shpejtë.

Ose zgjidh një emër

Kliko mbi një shofer në hartë dhe kërkesa i shkon vetëm atij. Sheh notën, veturën, dhe sa udhëtime ka bërë — sepse 4.9 nga tridhjetë vlerësime nuk është e njëjta gjë me 4.9 nga tre.

Hapi 3

Çka të tregojmë ndërsa pret

Momenti që ka më shumë rëndësi është ai kur një veturë ndalon para teje dhe ti duhet të vendosësh nëse është e jotja.

  • Targa — shenja e vetme që e provon me siguri
  • Ngjyra, marka dhe fotoja e veturës
  • Emri i shoferit dhe nota e tij
  • Ku ndodhet, në hartë, në kohë reale
  • Butoni për të thirrur ose për t'i shkruar

Krahaso targën para se të hapësh derën. Ngjyra dhe modeli ngatërrohen lehtë natën; targa jo.

Hapi 4

Gjatë rrugës dhe në fund

Ndaje udhëtimin

Një link që tregon ku je, në kohë reale. Ia dërgon kujt të duash, dhe ndalet vetë kur mbaron udhëtimi — nuk mbetesh i gjurmueshëm pas.

Paguan në dorë

Shuma është ajo që pe në fillim. Nuk ka tarifë shërbimi që shtohet në fund, dhe nuk ka nevojë as për kartë as për llogari bankare.

Vlerëson shoferin

Vlerësimi yt nuk humbet në zbrazëti: ai vendos kush merr më shumë punë nesër. Nëse diçka shkoi keq, shkruaj çka ndodhi.

Nëse diçka shkon keq

Harrove diçka në veturë, çmimi s'të duket i drejtë, ose shoferi u soll keq — na shkruaj me orën dhe destinacionin, dhe e gjejmë udhëtimin menjëherë.