Për pronarët e veturave

Disa vetura,
një llogari.

Nëse ke tri, pesë ose dhjetë vetura dhe shoferë që punojnë me to, sot i ndjek me telefonata dhe me fletore. Po ndërtojmë mjetet për ta bërë atë nga një ekran.

Çka po ndërtojmë

Jo një app të tretë. Të njëjtin sistem, me një pamje mbi të — që të shohësh të gjitha veturat pa i thirrur shoferët një nga një.

Të gjitha veturat në një hartë

Kush është online, kush është në udhëtim, kush ka ndaluar prej një ore. Pa marrë askënd në telefon.

Llogaria e secilit shofer

Sa udhëtime, sa qarkullim, sa komision. Ndarja mes teje dhe shoferit mbetet marrëveshja juaj — ne të japim numrat mbi të cilët bihet dakord.

Dokumentet dhe skadimet

Patentat, sigurimet, regjistrimet — të gjitha me datat e tyre, dhe një lajmërim para se të skadojnë. Një veturë e ndaluar nga policia s'është problem teknik, është ditë pune e humbur.

Si punon sot, para se ajo pamje të jetë gati

Asgjë nuk të ndalon të nisësh tani. Secili shofer regjistrohet me llogarinë e vet, dhe veturat i shton ai.

  • Vetura nuk ka nevojë të jetë në emrin e shoferit — mjafton leja jote si pronar
  • Një shofer mban deri në tri vetura dhe kalon mes tyre me një prekje
  • Komisioni llogaritet për shofer, jo për veturë
  • Dy javët pa komision vlejnë për secilin shofer veç e veç

Bisedojmë para se ta ndërtojmë

Nëse ke veturat dhe shoferët, ti e di më mirë se ne çka të duhet vërtet nga një pamje e tillë. Na shkruaj sa vetura ke dhe si e mban llogarinë sot — atë që na thua do ta gjesh brenda saj.

Pamja e flotës ende nuk ekziston. E shkruajmë këtu sepse po e ndërtojmë, jo sepse e kemi gati — dhe do të ishte më keq ta zbuloje pasi të regjistroje pesë shoferë.