E ndërtuam sepse
na duhej vetë.
Udha është ndërtuar në Kosovë, për Kosovën. Jo si përshtatje e diçkaje të huaj, po duke nisur nga pyetjet që i bëjnë njerëzit këtu: sa kushton, kush po vjen, dhe a më mbeti gjë në fund të javës.
Tri gjëra që i besojmë
Numri i saktë vlen më shumë se numri i bukur
App-i i shoferit nuk tregon vetëm sa fitoi — tregon sa i mbeti pasi zbriti naftën. Ai numër është më i vogël dhe më pak i këndshëm, po është i vërteti. Një shofer që beson numra të gabuar merr vendime të gabuara.
Vendimet e vështira i merr njeriu
Asnjë llogari nuk refuzohet nga një makinë. Kur një dokument nuk përputhet, sistemi ngre dorën dhe njeriu vendos — dhe shkruan arsyen me fjalë që kuptohen.
Fjalët e vogla nuk fshihen
Komisioni është 15%. Dy javët e para janë falas. Nuk ka tarifë mujore. Kaq është e gjithë tabela e çmimeve, dhe s'ka fund faqeje ku fshihet gjë tjetër.
Çka është Udha
Një platformë që lidh klientin me një shofer të pavarur. Ne ndërtojmë teknologjinë, mbajmë sistemin gjallë, dhe verifikojmë se kush hyn në të.
Dhe çka nuk është
Nuk jemi kompani transporti dhe nuk jemi punëdhënës të shoferëve. Vetura është e tyre, orari është i tyre, dhe paratë i marrin në dorë. Kontrata e udhëtimit lidhet mes klientit dhe shoferit — jo me ne.
Ku jemi tani
Po nisim nga Prishtina, me një grup të vogël shoferësh. Kur një qytet punon si duhet — kur kërkesa gjen shofer brenda pak minutash — kalojmë te i dyti.
App-et ende nuk janë në Play Store dhe App Store. E shkruajmë këtë kudo nëpër faqe, sepse do të ishte më lehtë të mos e shkruanim.
komunat e Kosovës janë në sistem,
me rrezet e tyre të përcaktuara veç e veç
Na thuaj çka mendon
Jemi ende aq të vegjël sa çdo email e lexon dikush që mund të ndryshojë diçka. Nëse diçka nuk punon, ose duhet të punonte ndryshe — shkruaj.