Na shkruaj.
Jemi ekip i vogël dhe u përgjigjemi vetë emaileve. Shkruaj në shqip ose anglisht, dhe nëse ka lidhje me një udhëtim, na jep datën dhe orën përafërt — e gjejmë menjëherë.
Telefon
Për raste urgjente gjatë udhëtimit, nga e hëna deri të shtunën.
[numri i mbështetjes]
Përgjigjemi brenda 24 orëve në ditët e punës. Nëse është urgjencë gjatë një udhëtimi — aksident, ose ndihesh i pasigurt — thirr 192 dhe pastaj na shkruaj neve.
Për klientët
Si e di sa kushton para se të nisem?
Çmimin e sheh sapo shkruan destinacionin, para se ta dërgosh kërkesën. Ai çmim nuk ndryshon gjatë udhëtimit.
Si paguaj?
Me para në dorë, te shoferi, në fund të udhëtimit. Për momentin nuk pranojmë karta.
Si e di se është vetura e duhur?
Në app e sheh targën, ngjyrën, markën dhe foton e veturës. Krahaso targën para se të hapësh derën.
A mund ta ndajë dikush udhëtimin tim?
Po. Gjatë udhëtimit mund të dërgosh një link që tregon ku je në kohë reale. Ndalet vetë kur mbaron udhëtimi.
Harrova diçka në veturë
Na shkruaj sa më shpejt me orën dhe destinacionin. Ne e kontaktojmë shoferin.
Dua ta fshij llogarinë
Nga app-i: Profili → Fshi llogarinë. Fshihet emri, fotoja dhe numri i telefonit. Udhëtimet mbeten të anonimizuara për kontabilitet.
Për shoferët
Dola online po nuk po më vijnë kërkesa
Në app, te ballina, ke rreshtin "Pse s'po më vijnë kërkesa?". Aty të tregon nëse pozicioni yt po mbërrin te serveri, sa shoferë janë në zonë, dhe sa kërkesa pati orën e fundit.
Aplikimi më u refuzua
Në app e sheh arsyen e shkruar dhe butonin për ta rregulluar. Pasi ta dërgosh përsëri, kthehet te shqyrtimi po atë ditë.
Si e barazoj komisionin?
Te Kuleta e sheh sa ke për të barazuar dhe kufirin. Kur i afrohesh kufirit, të lajmërojmë para se të bëhet problem.
Ndërrova veturë
E shton te app-i dhe pret aprovimin. Vetura e vjetër vazhdon të punojë derisa e reja të aprovohet, që të mos mbetesh pa punë asnjë ditë.