Për shoferët

Dy javët e para,
çka fiton e mban krejt.

Pastaj 15% nga çdo udhëtim — asgjë tjetër. Pa pagesë mujore, pa tarifë regjistrimi, pa kushte të fshehura në fund të faqes.

Si i llogarisim paratë

Klienti të paguan në dorë. Komisioni ynë mblidhet veç dhe e barazon me ne kur të arrijë një shumë të caktuar. Në app e sheh gjendjen çdo ditë.

15%

komisioni pas dy javëve të para

0% për 14 ditë

Nga dita që të aprovohet llogaria, jo nga dita që e shkarkon app-in. Koha sa presim ne dokumentet nuk të hahet ty.

15% pastaj

Nga çmimi i udhëtimit. Një udhëtim €4 do të thotë 60 cent komision.

Naftën e sheh veç

Në app shkruan sa shpenzove për naftë dhe larje, dhe të tregon sa të mbeti vërtet në xhep. Jo vetëm sa fitove.

●

Nuk mbajmë asgjë nga bakshishi. Nëse klienti të jep më shumë, ajo është e jotja.

Çka të duhet

  • Patentë shoferi kategoria B, e vlefshme
  • Të dyja anët e patentës, të fotografuara
  • Një selfie për verifikim
  • Veturë e regjistruar dhe e siguruar
  • Telefon me internet dhe GPS

Vetura nuk duhet të jetë e jotja

Mund të punosh me veturën e familjes ose të një shoku, mjafton të kesh leje nga pronari. Në app mban deri në tri vetura dhe kalon mes tyre kur njëra është te servisi.

Si nisesh

Llogarinë e hap për një minutë. Dokumentet i ngarkon kur të kesh kohë — nëse ndalesh në mes, gjithçka ruhet.

1

Shkarko app-in dhe regjistrohu

Vetëm numra të Kosovës. Të vjen një kod me SMS.

2

Fotografo patentën dhe bëj një selfie

Të dyja anët e patentës. Nëse ndalesh, vazhdon më vonë nga aty ku e le.

3

Prit aprovimin

I shikojmë dokumentet me sy, jo vetëm me makinë. Zakonisht brenda ditës. Nëse diçka nuk lexohet, të shkruajmë saktë çka duhet rifotografuar.

4

Dil online dhe fillo

Ti cakton sa larg pranon kërkesa dhe kur je i lirë. Askush nuk të detyron orar.

●

Regjistrimi ende nuk është i hapur për të gjithë. Po nisim me një grup të vogël shoferësh në Prishtinë. Nëse do të jesh mes të parëve, na shkruaj te info@udha-app.com.

Pyetjet që na bëhen më shpesh

Kur i marr paratë?

Menjëherë, në dorë, nga vetë klienti. Nuk pret javën apo muajin.

Si e paguaj komisionin?

Mblidhet në app pas çdo udhëtimi. E barazon me ne kur të arrijë kufirin, dhe e sheh gjendjen kurdo.

A më detyron të pranoj çdo kërkesë?

Jo. Po sa më shumë pranon, aq më shpejt të vijnë kërkesat e reja — sepse mes shoferëve afër njëri-tjetrit, provohet i pari ai që përgjigjet.

Çka nëse klienti nuk paraqitet?

E raporton nga app-i. E kontrollojmë dhe, nëse konfirmohet, klientit i vjen paralajmërimi. Raportimi i rremë sjell pezullim.